Default Frame

Anemia

Mungesa e hekurit është shkaku më i shpeshtë i anemisë, madje rastet e shfaqjes së saj janë më të shpeshta tek femrat dhe kjo për shkak të menstruacioneve (që natyrisht shoqërohen me humbje gjaku dhe me humbje hekuri). Në moshat e mëdha, anemia nga mungesa e hekurit ka shumë mundësi të jetë pasojë e kancerit në gjak, ndërkohë që tek fëmijët mundet që mungesa e hekurit të jetë pasojë e sasisë të pamjaftueshme në dietë.

Anemia shfaqet 7 muajt e parë të jetës

Simptomat shfaqen pas muajit 6-7 të jetës (në 6 muajt e parë bebja ka akoma hemoglobinë fetale alfa2gama2). Tiparet e tjera klinike përfshijnë splenomegalinë, hemopoezën ekstramedulare.Anemia vjen shpesh pas një gjakderdhjeje të madhe dhe të fuqishme, mirëpo ç’rregullime mund të vijnë edhe si pasojë e ushqimit të dobët dhe të keq..

Simptomat e semundjes.

Simptomat më të shpeshta të çdo lloj anemie janë:

-Zverdhje: ngjyra e verdhë e lëkurës që shkaktohet nga numri i ulët i qelizave të kuqe të gjakut

-Lodhje

-Dobësi

-Dispne (vështirësi në frymëmarrje)

-Pika ose “Pica” ne anglisht (Pika është një gjendje psikologjike, në të cilin pacienti është i orientuar në ngrënien e gjithçkaje, ushqime sidomos jo organike, si druri, hekuri, etj…)

-Pagofagia (Një pacient i cili ka nevojë për të ngrënë Akullore!)

-Kapsllëk

-Përgjumje

-Tinitus (dëgjimit të tingujve që nuk ekzistojnë)

-Palpitacione (ndjenja e rrahjeve të zemrës brenda në gjoks)

-Alopecia (humbja e flokëve)

-Lipotimia (Rënie të fikët)

Diagnostifikimi I semundjes:

Diagnoza kryesore është niveli i hekurit në serum është i rritur. Në ekzaminimin e gjakut periferik shihen eritrocite të vogla dhe më pak hemoglobinë. Niveli i hekurit në serum është i ulët. Niveli i transferinës (njihet edhe si TIBC - angl: total iron binding capacity) është i rritur. Biopsia e palcës të kockave është analiza më e besueshme për sasinë e hekurit në organizëm. Mjekët këshillojnë që në këtë rast, kjo mungesë të trajtohet me sulfat i hekurit, 325 mlg 3 herë në ditë.

Efekti fillon e shfaqet pas 1 jave dhe niveli i hemoglobinës normalizohet brenda 2 muajsh. Anemia mund të jetë sideroblastike dhe në këtë rast karakterizohet nga prania e sideroblasteve. Sideroblastet janë qeliza eritrocitike që kanë një unazë “prej hekuri” në citoplazmë. Ajo shkaktohet nga eritropoeza joefektive. Shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjes janë alkoolizmi kronik, barnat (shpesh izoniazidi) dhe defektet gjenetike.

Niveli i transferinës (TIBC) mund të jetë normal ose i rritur. Niveli i ferritinës është i rritur. Në biopsinë e palcës të kockave shihen sideroblastet. Sipas mjekëve specialistë, kjo sëmundje mund të trajtohet me piridoksinë (vitaminë B6).

Këshillat

Këtyre të sëmurëve u këshillohet përdorimi i frutave të freskëta, që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në marrjen e hekurit. Nëse pinë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrin dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit. Për kurimin e kësaj sëmundjeje, në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët etj.

Në vendet arabe është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër Anemisë. Gjithashtu karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gr. është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga Anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Rrepa e kuqe, u këshillohet pirja çdo ditë e 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke, apo të konsumohet sa më shpesh domatja. Duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë. Lëng shalqiri dhe mjaltë për të luftuar sëmundjen, sipas mjekësisë moderne, një tjetër mënyrë për kurimin e të sëmurëve me anemi është edhe pirja e tri lugëve të vogla në ditë nga masa e përftuar me shalqi, karafil, mastikë dhe sheqer. Disa prej kurave të përgatitura me bimë mjekësore përdoren edhe për shërimin e sëmundjes së anemisë ose pagjakësisë. Të sëmurët anemikë duhet të konsumojnë ushqime të shumëllojshme dhe të pasura me hekur, si mish, peshk, vezë, perime, fruta etj

Anemia shkaktohet si pasojë e një ushqimi të keq, prandaj keshillohen keto ushqime:

1-Anemikët duhet të konsumojnë fruta më vitaminë C

2-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile

3-Fiku, shalqiri dhe luleshtrydhja, efikase për të trajtuar Aneminë.

5-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë

6-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen.

7-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml. lëng të rrepës së kuqe, para buke.

8-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja

9-Të sëmurët duhet të marrin, gjithashtu, çdo ditë 10 - 15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20 - 25 ditë.

Mjekësia popullore, kurimi i anemisë

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Sipas specialistëve, kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile. Në shumë raste sëmundja e anemisë, fillon të shfaqet që në moshën 2 muajsh. Kjo vlen sidomos për ato rastet kur anemia është e trashëguar nga nëna tek fëmija. Në këtë rast evidentimi i sëmundjes është më i lehtë.

THALASSEMIA (TALASEMIA)

Talasemia eshte semundje gjenetike qe shkaktohet nga mungesa ose nga pakesimi i prodhimit te vargjeve te hemoglobines. Talasemia eshte nje çrregullim i trasheguar i gjakut. Ajo ul sasine e hemoglobines ne trupin e njeriut dhe mund te sjelle ne kete menyre pamundesine qe rruazat e kuqe te transportojne ne menyre te mjaftueshme oksigjen ne organet ku ai eshte i nevojshem. Kjo shkakton anemi dhe ne rast se nuk mjekohet, zemra dhe organe te tjera ne trup nuk do te arrijne te kryejne funksionet e tyre, si rezultat i mungeses se oksigjenit. Transfuzioni i rregullt i gjakut eshte i vetmi mjekim i pershtatshem i njohur per talasemine. Trajtimi i talasemise eshte i veshtire dhe kerkon trajtim te vazhdueshem. Ne varesi te llojit te semundjes dallon edhe varesia nga nevoja per te marre apo jo gjak vazhdimisht.

Elementet toksike :

a) Produktet kozmetike

b) Pirja e alkoolit

c) Elementet toksike te ushqimet

d) Rrezet radioaktive

e) Niveli i lartë i hormoneve

f) Gazi, benzeni, vajguri

g) Substancat kimike që përdoren në amvisëri

h) Produktet farmaceutike dhe Pirja e duhanit

1Pirja e duhanit:

Duhani dhe drogat e ndryshme përmbajnë lëndë kancerogjene që shkaktojnë mutacione në organizëm, duke shkaktuar kancer. Pirja e duhanit mund të shkatërrojë jo vetëm mushkëritë, por edhe sistemin tuaj imunitar.

Mbetjet toksike dhe industriale:

Nuk është aspak e rastit që banorët përreth zonave industriale janë më të rrezikuarit nga shfaqja e formave të ndryshme të kancerit. Dhe realisht janë këta njerëz të diagnostikuar me kancer më së shpeshti në mushkëri. Ajri në këto zona është tejet i ndotur dhe i ngarkuar me mbetje toksike dhe industriale, të cilat përbëjnë një problem serioz jo vetëm për ata që punojnë në këto industri, por edhe për banorët e zonave përreth.

2Pirja e alkoolit:

Shumë njerëz po ashtu edhe studiues të ndryshëm, mendonin se pirja e sasive të limituara të alkoolit mund të reduktonte rrezikun e shfaqjes së kancerit. Por, studimet më të fundit kanë treguar se substancat parësore që shkaktonin kancer janë gjetur te alkooli, përfshirë këtu verën dhe birrën. Analizat e bëra kanë treguar se konsumimi i çdo 10 g alkool rrit rreziku e shfaqjes së kancerit rreth 9 për qind. Pirja e alkoolit përbën rrezik serioz sidomos për ata persona të cilët abuzojnë me të.

3Elementet toksike te ushqimet:

Ushqime të ndryshme, përfshirë edhe ato të konservuarat, mund të përmbajnë pesticide të ndryshme. Kështu disa lloj mishi i disa lloje kafshëve të ushqyera me përbërës të ndryshëm, rritja e peshqve në akuarium etj. mund të përmbajë elementë absolutisht të dëmshëm për organizmin e njeriut.

4Rrezet radioaktive:

Një studim i kryer në vitin 2005 nga një Program Toksikologjik Amerikan i ka klasifikuar rrezet X dhe gama si shkaktare të kancerit te njeriu. Kohët e fundit është zbuluar se edhe radioaktiviteti jonizues apo solariumet e ndryshme përbëjnë një rrezik të madh në shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Ne jemi të ekspozuar ndaj radioaktivitetit të rrezeve X për shkak të rrezeve X të përdorura edhe në mjekësi.

5Niveli i lartë i hormoneve:

Kërkimet e bëra kanë rezultuar se gratë e ekspozuara ndaj estrogjeneve natyrale për një kohë të gjatë, pra janë tejet të ngarkuara emocionalisht, shtojnë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Kjo sepse estrogjenet sintetike dhe progesteroni, dy hormone, janë zbuluar si dy faktorë me rrezik të lartë.

6Konsumimi i ujit të ndotur:

Uji i ndotur dhe jo i dezinfektuar, përmban përbërës të ndryshëm dhe lëndë të shumta toksike të cilët mund të shkaktojnë sëmundje në masë te njerëzit.

Uji i pijshëm, meriton gati vëmendjen kryesore gjatë kujdesit për shëndetin tuaj. Në të mund të ketë elemente të ndryshme toksike që bëhen shkak për mutacione të ndryshme. Për këtë është i nevojshëm klorimi ujit për t’u pastruar nga pesticidet dhe substancat e ndryshme kimike.

Substancat kimike që përdoren në amvisëri:

Edhe shtëpia juaj mund të përmbajë përqindje të ndryshme të substancave kimike. Ato mund të gjenden kudo, tek muret, boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet, insekticidet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak etj; produkte këto me të cilat jemi në kontakt të përditshëm, sidomos femrat.

7Gazi, benzeni, vajguri:

Gazi po gjen përdorim çdo ditë e më tepër jo vetëm për gatim, por edhe për ngrohje, duke bërë që të jemi në kontakt të vazhdueshëm me të. Por rreziku më i madh ekziston për ata që punojnë në nxjerrjen dhe përgatitjen e këtyre lëndëve. Pastrimi kimik apo edhe puna në garazhe e servise të ndryshme përmbajnë sasi të lartë elementesh toksike.

8Produktet farmaceutike:

Nuk është çudi që vetë produktet farmaceutike të radhiten ndër faktorët kryesorë të identifikuar si nxitës të kancerit. Prodhimet farmaceutike përmbajnë sasi të caktuara drogash, por përdorimi i dendur dhe i zgjatur në kohë i tyre bëhet shkak për shfaqjen e tumoreve të ndryshme. Përdorimi i tepruar i tyre dhe sidomos pa qenë të kontrolluara nga mjeku mund të përbëjnë rrezik serioz në keqësimin e shëndetit tuaj.

9Produktet kozmetike:

Bukuria e ka çmimin e vet! Kjo shprehje vazhdon të ketë kuptim çdo ditë e më tepër. Duke ditur se produktet e ndryshme të konsumuar me tonelata në të gjithë botën përmbajnë elemente toksike gati shkatërruese për lëkurën, duke shkuar deri aty sa mund të shfaqin kancer të lëkurës.

Elementet toksike ne organizmin tone

Projekt Ne Kimi

This Site Was Created Using Wix.com . Create Your Own Site for Free >>Start