Hekuri

Hekuri është element kimik. Në trupin e njeriut ai merr pjesë me 0,008 % të masës, dhe gjendet kryesisht në gjak. Sasia e hekurit në gjakun e njeriut do të mjaftonte për një gozhdë. Kjo sasi kur lidhet me oksigjenin merr ngjyrë të kuqe, kjo është arsyeja që gjaku i njeriut të ketë këtë ngjyrë, të përafërt me ngjyrën e ndryshkut (tek hekuri në natyrë). Hekuri është materiali me i përdorshëm ne industri. Ne furrnalta ai përpunohet dhe shndërrohet ne materiale te ndryshme. Hekuri mund te kthehet ne çelik kështu qe i përmirëson vetitë e tij.

Komponimet kimike

Hekuri në natyrë nuk mund të gjendet në gjendje kimike të pastër. Komponimet e hekurit që hasen në natyrë janë xehet apo mineralet të cilat janë okside, karbonate dhe sulfare te hekurit. Xehet më të rëndësishme janë hematiti Fe2O3, magnetiti Fe3O4, sideriti FeCO3, dhe piriti FeS2. Përdoret për shkatërrimin e dëmtueseve te bimëve, ne mjekësi, ne industrinë tekstile. Kloruri i hekurit ne mjekësi përdoret për ndalimin e gjakderdhjes.

Vetitë

Hekuri është një metal me shkëlqim të argjendtë .Përdoret në formë të legurave si çelikkur kombinohet me karbonin por mund të kombinohet me kromin, manganin etj.

Hekuri i pastërt ka karakteristika mekanike të dobëta dhe kosto të lartë prodhimi. Në teknikë e në ndërtim përdoren aliazhet e shumta të hekurit. Rëndësi të madhe kanë aliazhet hekur-karbon, në radhë të parë giza dhe çeliku, të cilat janë aliazhet më të rëndësishme në industri...

PËRFTIMI I HEKURIT

Hekuri ne industri përftohet kryesisht prej xeherorëve okside (magnetitit dhe hematitit) duke i reduktuar me ndihmen e koksit.

Pjesëmarrje ne koren e tokës me 5 %, gjendet ne grupin e 8 te sistemit periodik, gjendet ne forme xeheroreve Fe O4-magneti, Fe2O3 hematiti, etj.

Pasojat Klinike te Deficitit Te Hekurit

Nga më shumë se 100 elemente kimikë që ekzistojnë në natyrë, vetëm 26 prej tyre kanë rëndësi për ndërtimin strukturor dhe funksionimin e organizmit të njeriut. Prej tyre 15 janë mikroelementet esenciale; janë në sasi shumë të paktë në organizëm, nuk sintetizohen prej tij, pra duhen marrë patjetër nga jashtë me anë të ushqimit. Njëri prej tyre është pikërisht hekuri.

Nëse do duhej një përkufizim për të kuptuar se ç’është defiçiti i hekurit, atëherë do ta cilësonim atë si pakësim të përmbajtjes totale të këtij mikroelementi në organizëm. Defiçit i cili, lidhet me uljen e përthithjes së tij nga aparati gastro-intestinal, por në radhë të parë me humbjet e tij nëpërmjet hemorragjive të formave të ndryshme, që në shumicën e rasteve janë shumë të vogla, shpeshherë nënvlerësohen, por që janë të zgjatura në kohë.

Pasojat klinike të defiçitit të hekurit në organizëm

Pasojat klinike të defiçitit të hekurit janë; hematologjike dhe jo-hematologjike.

Klinika hematologjike e defiçitit të hekurit. Defiçiti i hekurit shprehet në radhë të parë me zhvillimin e anemisë ferriprive me klinikën e sindromit anemik:

Simptomat; dobësi, lodhje, këputje, palpitacione, vështirësi në frymëmarje, dhimbje koke, miza para syve, zhurmë në vesh. Tek moshat e avancuara dhe kur instalohet shpejt mund të shfaqen dhe simptomat e angina pektoris etj.

Shënjat e përgjithshme; zbehja e lekurës dhe e mukozave të cilat shfaqen kur Hb është më pak se 9-10 gr/dl). Anemia duket më mirë në membranat mukoze; buzët, goja, faringu, konjuktivat, në llapat e veshit, shuplakat e duarve dhe në shputat e këmbëve.

Shkaqet kryesore të deficitit të hekurit

1. Humbja kronike e gjakut nga :

a) Metrorragjitë dhe menometrorragjitë; menstruacionet janë shkaku kryesor i humbjes së gjakut dhe shkaktimit të anemisë tek femrat në periudhën riprodhuese.

b) Trakti Gastro-Intestinal ku shkaqet janë nga më të ndryshmet: hernie hiatale, variçe, ezofagu, përdorimi i Aspirinës, gastritet dhe ulçerat e duodenit dhe stomakut, gastritet atrofike, tumoret e ndryshme, rezeksioni i stomakut, fisurat anale, hemorroidet etj.

c) Shkaqe urologjike; Humbje e gjakut nëpërmjet aparatit urinar.

2. Nevojat e rritura për hekur: fëmijëria, adoleshenca, shtatëzania, laktacioni etj.

3. Marrje jo adekuate e hekurit me anë të ushqimeve. Është më e rallë dhe është matur se duhen mesatarisht 8 vjet, që një njeri normal që nuk merr hekurin e mjaftueshëm në ushqim, të zhvillojë anemi.

4. Mospërthithja e mirë e hekurit. Heqjet kirurgjikale të stomakut, të një pjese të zorrës së hollë, apo sëmundjet kronike të zorrës të patrajtuara mund të pakësojnë përthithjen e hekurit.

Një ndër manifestimet e defiçiencës së hekurit sidomos tek fëmijët është dhe Pica - gëlltitja e substancave jo të zakonshme si dheu, akulli, flokët, suvaja e mureve etj.

5. Parazitët janë shkaktarë të zhvillimit të defiçitit të hekurit. Çdo parazit në këtë rast mund të shkatojë një humbje gjaku prej 0.05 ml/ditë.

6. Pacientët me dializë në 50% të rasteve zhvillojnë anemi ferriprive.

7. Kur nuk gjendet një shkak i dukshëm për zhvillimin e defiçitit të hekurit dhe pasojave klinike të tij përdoret termi i “anemisë hipokromike idiopatike”.

8. Anemia e Marshimit. Në një studim në SHBA është parë se 56% e vrapuesve të garave (atletëve konkurues) kanë defiçit të hekurit (Hemogobinuria e marshimit).

Mjekimi I Deficitit te Hekurit

Mjekimi më ekonomik dhe efektiv në trajtimin e defiçitit të hekurit është administrimi oral i kripërave të sulfatit të hekurit. Ferri sulfati është preparati më efektiv, më mirë i tolerueshëm dhe më pak i shtrenjtë. Aktualisht në Shqipëri Ferri sulfati gjendet në formën e Retaferit i cili përmban 100 mg hekur elementar. Doza ditore terapeutike e hekurit është 180-200 mg Fe elementar. Kjo do të thotë që duhen dy tableta në ditë. Hekuri thithet më mirë kur merret me stomakun bosh, ndërsa kur merret pas ushqimit ose së bashku me të thithja e hekurit pakësohet me 40-50%. Por irritimi i mukozës gastro intestinale është i shpeshtë kur hekuri merret me stomakun bosh. Qëllimi i mjekimit nuk është vetëm shkalla e rritjes së Hb, por dhe mirëqënia e pacientit. Pra këshillohet pacienti ta marri preparatin e hekurit në mes të ushqimit ose pas tij, sepse suportimi i mjekimit është më i rëndësishëm se pakësimi i thithjes së hekurit. Thithja e hekurit rritet kur preparati merret në prani të lëngut të portokallit ose limonit, mishit, peshkut, Vitaminës C dhe frenohet kur merret në prani të qumështit, çajit, tetraciklinës, kinoloneve, metildopës, kalçiumit dhe çerealeve. Dhe sasia e ushqimit ka rëndësi. Sa më e madhe sasia e ushqimit të ngrënë aq më mirë do të tolerohet preparati i hekurit. Është parë gjithashtu se hekuri tolerohet mirë kur merret duke e rritur dozën gradualisht derisa të arrihet për disa ditë doza e plotë e preparatit. Nëse shfaqet ngacmimi i mukozës gastro-intestinale dhe kur shkalla e anemisë është e lehtë dhe/ose largohet shkaku mund të bëhet mjekimi i anemisë ferriprive me një dozë terapeutike të hekurit deri në 100 mg/ditë. Në këtë mënyrë ulim shpejtësinë e përgjigjes ndaj mjekimit, por rrisim tolerancën ndaj tij.

Nëse pacienti nuk e toleron Ferri sulfatin, mund të përdoren kripërat e tjera të hekurit: glukonat, fumarat, laktat, suksinat. Disa prej tyre janë më të shtrenjta se Ferri sulfati. Në disa raste mund të bëhet korrigjimi i defiçitit të hekurit duke marrë hekur në rrugë intramuskulare ose intravenoze që duhet theksuar se është jo vetëm më e kushtueshme se mjekimi oral, por ka dhe rrezikun e një sërë efekteve anësore dhe preferohet të bëhen në qëndra të specializuara.

Mjekimi si rregull vazhdon minimumi 3 muaj; 6 javë për të eleminuar klinikën e defiçitit të hekurit dhe 6 javë për të mbushur depot. Por mund të vazhdojë dhe më gjatë nëse nuk eleminohet shkaku. Pra qëllimi i mjekimit nuk është thjeshtë normalizimi i simptomave dhe shenjave të defiçitit të hekurit por edhe normalizimi i numrit të rruazave të kuqe dhe të hemoglobinemisë dhe mbushja e depove. Mbushja e depove vlerësohet me normalizimin e ferritinemisë.

.

pagjkasia.jpg

Hekuri

Projekt Ne Kimi

This Site Was Created Using Wix.com . Create Your Own Site for Free >> Start